Spanja lëshon “bombën” për Hansi Flik: Ai i ka thënë stafit se do të largohet nga Barça për shkak të Jamal…
Një lajm i papritur ka tronditur ambientin e Barcelonës në një moment kur skuadra po përpiqet ende të gjejë ritmin e saj si në sezonin e kaluar.
Sipas gazetës “ABC” në Spanjë, Hansi Flik po përgatitet t’i japë lamtumirën klubit në fund të sezonit. Artikulli shprehet se Flik i ka komunikuar pjesëtarëve të stafit të tij se është “shumë i lodhur” dhe prandaj po planifikon largimin në verë.
Argumentohet se atij nuk i kanë pëlqyer disa situata që po ndodhin te klubi katalanas. I njëjti burim thekson se një problem i madh është Lamin Jamal, pasi Flik është i pakënaqur nga fakti se klubi lejon “çdo lloj ekzagjerimi” dhe ofron “pak” mbështetje kur ka sjellje të papërshtatshme të lojtarëve.
Ky artikull ka tronditur ambientin, por sipas burimeve pranë trajnerit, informat janë të pavërteta. Edhe vetë presidenti i katalanasve, Joan Laporta, e ka cilësuar një gjë të tillë si të pavërtetë.
“Sa më përket mua, ai ndjehet mirë këtu dhe kërkon të drejtojë në stadiumin e ri,” tha Laporta sot para gazetarëve.
