Berisha për SPAK: Gatishëm të bashkëpunoj, Rama pengon hetimet

Fletëthirrja për 21 Janarin në SPAK, komenti i Berishës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ende nuk ka marrë ndonjë fletëthirrje nga SPAK lidhur me ngjarjet e 21 janarit, por u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë në çdo hetim.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai është ai që pengon hetimet për këtë çështje, ndërkohë që theksoi se vetë ai ka kërkuar vazhdimisht një prokuror ndërkombëtar për të zbardhur ngjarjet.

“Unë nuk kam marrë asnjë fletëthirrje. Arsyeja e thjeshtë është se Alfred Greca ua jep gazetarëve para se t’ia japë mua. Unë nuk kam asnjë problem. Unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre. Nga viti 2013 deri më sot, vetëm Edi Rama ka penguar hetimin. Sali Berisha ka kërkuar prokuror ndërkombëtar, hetim. Fatmirësisht, ka pasur deklarata nga SHBA-të, ku zoti Shtaimer erdhi dhe ishte asistent i SHBA-ve, dhe Contrimen që kërkuan hetime nga policia dhe organizatori. Organizatori dihet kush është. Jam i hapur që kjo ngjarje të hetohet”, tha Berisha.

Scroll to Top