Stuhia Fung-wong godet Tajvanin: 3,000 evakuohen

Stuhia Fung-wong afrohet drejt Tajvanit, 3 mijë banorë evakuohen

Autoritetet e Tajvanit kanë lëshuar një paralajmërim emergjence dhe kanë evakuuar më shumë se 3,000 persona nga banesat e tyre, teksa presin mbërritjen e stuhisë Fung-wong. Cikloni pritet të sjellë shira të rrëmbyeshëm në bregdetin malor lindor të ishullit.

Mediat e huaja raportojnë se stuhia pritet të mbërrijë në bregdetin jugperëndimor të Tajvanit, pranë qytetit Kaohsiung. Fenomeni ekstrem i motit, i cili u përshkrua si shumë më i fortë gjatë kalimit nëpër Filipine, ka shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave.

Pritet që stuhia të kalojë nëpër pjesën jugore të Tajvanit, duke u kthyer drejt Oqeanit Paqësor përgjatë qarqeve me popullsi të rrallë të Taichung dhe Hualien. Presidenti Lai Ching-te u ka bërë thirrje qytetarëve përmes Facebook-ut të shmangin udhëtimet në zonat malore dhe bregdetare me rrezik të lartë.

Në shtator, 18 persona humbën jetën në Hualien për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga një tajfun i mëparshëm. Qeveria ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Guangfu-së, e cila u përmbyth, dhe ka njoftuar se gjithsej 3,337 banorë nga katër qarqe dhe qytete janë zhvendosur në zona më të sigurta.

Në Hualien, shkollat dhe shërbimet publike janë mbyllur, ashtu siç ndodhi edhe në Qarkun fqinj Yilan.

Scroll to Top