Kërkesa për lirimin nga qelia: Apeli i GJKKO shtyn seancën për Ilir Metën në 14 nëntor
Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohej kërkesa e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë, është shtyrë.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e paraqitur nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani. Sipas avokatit Cakrani, gjyqtarja nuk mund të shqyrtojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme, pasi muajin e kaluar ajo ka shqyrtuar çështjen për revokimin e masës së sigurisë, duke vendosur mospranimin e kërkesës.
Në këto kushte, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 14 nëntor, në orën 09:00.
