Myftiu i Shkodrës kundër policisë: “Rrugaç me pushtet”

Reagimi i Myftiut të Shkodrës për heqjen e tabelës para xhamisë

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, ka reaguar pas veprimeve të policisë për heqjen e tabelave me thënie fetare, të cilat ishin vendosur në hyrje të oborrit të xhamisë “Ebu Bekër” në Shkodër.

Gjatë një ligjërate të mbajtur me rastin e 35-vjetorit të faljes së parë të xhumasë pas periudhës komuniste, myftiu ka deklaruar se drejtori i policisë vendore të Shkodrës, Gentian Berberi, është një “rrugaç” me pushtet.

Ai gjithashtu ka theksuar se tabela e hequr nga policia do të Shumfishohet dhe do të vendoset në çdo cep të qytetit, duke shtuar se besimtarët nuk frikësohen nga ata që abuzojnë me detyrën.

“Ajo tabelë do të shumëfishohet dhe do të vendoset në çdo cep të Shkodrës. Askush nuk mund ta ndalë. Ne nuk frikësohemi nga rrugaçët me pushtet që abuzojnë me detyrën,” ka thënë Myftiu.

Scroll to Top