Ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili paraqitet sërish në SPAK

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj thirrjeje nga prokurorët, por pritet që detajet të sqarohen më vonë.

Kjo është hera e dytë që zoti Ismaili paraqitet pranë SPAK-ut. Herën e parë, ai ishte thirrur rreth një muaj më parë, ku është marrë në pyetje lidhur me tentativën e hakimit të sistemit të SPAK-ut.

Scroll to Top