“I forti i Lushnjës” kërkon ulje dënimi, Gjykata e Lartë jep vendimin për Aldo Baren
Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Aldo Bares për ulje dënimi. Megjithëse i dënuari me burg të përjetshëm, i njohur si “i forti i Lushnjës”, iu drejtua gjykatave për ulje të dënimit me 45 ditë, duke argumentuar sjellje të mirë në qeli. Kjo padi nuk ishte pranuar nga gjykatat e tjera, prandaj ai iu drejtua Gjykatës së Lartë.
Pak ditë më parë, Aldo Bare iu drejtua sërish Gjykatës së Lartë me një padi të dytë, ku kërkon përsëri ulje të përkohshme të dënimit, duke iu referuar si bazë ligjore ligjit për të drejtat e të dënuarve. Kjo padi është regjistruar, por ende nuk është caktuar trupa gjyqësore për shqyrtimin e saj.
