Berisha, protestë kundër qeverisë Rama deri në dorëheqje

Berisha u dërgon mesazh mbështetësve para nisjes së protestës pranë Kryeministrisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pak minuta para fillimit të protestës së paralajmëruar në orën 18:00, ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale duke renditur arsyet që kanë nxitur demokratët të tubohen kundër qeverisë.

Berisha njofton se këto organizime do të jenë të vazhdueshme deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK.

“Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë”, shkruan Berisha.

Scroll to Top