VIDEO/ Aksident i rëndë në Ekuador, autobusi del nga rruga, të paktën 21 të vdekur
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik me autobus që ndodhi të dielën në Ekuador. Autobusi po udhëtonte mes qyteteve Chimiatug dhe Ambato, kur, në rrethana ende të paqarta, shoferi humbi kontrollin. Automjeti doli nga rruga malore, u përmbys dhe u rrokullis poshtë një shpati.
Bilanci i parë i raportuar të dielën fliste për të paktën 12 të vdekur dhe 10 të plagosur.
