Problemi me softuerin shkakton kaos, ndërprerje dhe anulime fluturimesh në Britani
Pasagjerët e linjave ajrore janë paralajmëruar për ndërprerje të udhëtimeve, pas një problemi me softuerin. Sipas mediave të huaja, rreth 6,000 aeroplanë janë prekur, përfshirë ata të British Airways dhe Wizz Air.
Në një deklaratë, prodhuesi i aeroplanëve tha: “Analiza e një ngjarjeje të kohëve të fundit që përfshin një avion të familjes A320 ka zbuluar se rrezatimi diellor intensiv mund të prishë të dhënat kritike për funksionimin e kontrolleve të fluturimit”.
Një zëdhënës i Airbus i tha Sky News se ndryshimi i nevojshëm i softuerit do të prekë deri në 6,000 aeroplanë.
