PAMJE: Shqiptarët ndriçojnë sheshin qendror të Athinës me ngjyrat kuqezi
Atmosfera festive e Ditës së Pavarësisë është ndier edhe në qendër të Athinës. Siç shihet edhe në pamje, shqiptarë të shumtë kanë dalë për të festuar me flamurin kombëtar dhe duke kënduar këngë patriotike në zemër të kryeqytetit grek.
Shqiptarët kanë krijuar një atmosferë të veçantë, duke u hedhur edhe valle në qendër të Athinës me këngët patriotike. Sheshi “Syntagma” mori një pamje mbresëlënëse, ndërkohë që nuk raportohen incidente.
Pamjet janë shpërndarë edhe nga mediat më të mëdha greke.
