Debat Noka-Balla: Akuzat dhe kritikat në parlament

Përplasje Noka-Balla: “Injorant”, “Flamuri që s’di ku është ngritur flamuri”

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas rinisjes së seancës plenare, ironizoi Flamur Nokën, i cili më herët e ofendoi duke e quajtur “injorant”. Balla i kujtoi Nokës gafën e bërë nga Vlora për Ditën e Pavarësisë, kur tha se flamurin e kishte ngritur Skënderbeu.

“Ju talleni me kërkesën tuaj për mocion për debat për zgjedhjet, talleni për raportin e OSBE/ODIHR. Si thatë ‘lepuri’, po këta kush janë? Ne jemi këta. Kur të të fyejë ky i vetmi Flamur që nuk e di kur është ngritur Flamuri, është fundi i botës,” tha Balla.

Scroll to Top