Ukraina për takimin në Berlin: Kemi arritur përparim të vërtetë, jemi më pranë paqes! Kushner dhe Witkoff po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme
Delegacioni ukrainas ka përshëndetur hapat e ndërmarrë në negociatat mbi planin e paqes të propozuar nga SHBA për Ukrainën, duke deklaruar se është arritur “përparim i vërtetë” pas takimit me zyrtarët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Kryenegociatori i Ukrainës i cilësoi bisedimet me ekipin amerikan në Berlin si konstruktive dhe produktive. Rustem Umerov shtoi se është arritur “përparim i vërtetë” dhe shprehu shpresën për arritjen e një marrëveshjeje “që do të na afrojë më shumë me paqen deri në fund të ditës”.
“Ekipi amerikan i udhëhequr nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner po punon në mënyrë jashtëzakonisht konstruktive për të ndihmuar Ukrainën të gjejë një rrugë drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje,” shkroi ai në një postim në X.
