Viktima e zjarrfikësve në Llogara: Detaje të reja

U dogj brenda makinës në Llogara: Identifikohet viktima, një 35-vjeçar nga Berati

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur këtë të hënë në Llogara, ku një person është djegur brenda automjetit të tij tip ‘BMW’.

Viktima është përfshirë nga zjarri i rënë në mjet. Sipas korespondentit të SYRI TV, ai është identifikuar si një 35-vjeçar nga Berati, por ende nuk është bërë publik emri i tij.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe është vendosur shiriti i policisë në zonë. Automjeti është shkrumbuar plotësisht, ashtu si edhe trupi i viktimës.

Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen për të zbardhur shkaqet dhe identitetin e shoferit.

Scroll to Top