Presidenti bjellorus: Putin dhe Zelensky duan paqe, amerikanët janë angazhuar seriozisht
Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka komentuar luftën në Ukrainë. Ai deklaroi se si presidenti rus Vladimir Putin, ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, dëshirojnë paqe në Ukrainë.
“Tani jam i sigurt se Putini dëshiron paqe. Zelensky dëshiron të njëjtën gjë, veçanërisht tani, jam i sigurt,” tha Lukashenko në një intervistë për mediat e huaja.
Lukashenko vlerësoi se nëse lufta vazhdon dhe përshkallëzohet, kjo mund të çojë në rezultate të vështira për Evropën dhe botën. “Kjo do të përshkallëzohet në një lloj konflikti global. Prandaj, duhet të shuhet për sa kohë që është e mundur. Tani, më shumë se kurrë, ekziston një mundësi e tillë, tani që amerikanët janë angazhuar seriozisht në këtë çështje,” tha Lukashenko.
