Meta dëshmon në SPAK për 21 Janarin, shërbimet amerikane njoftuan

Dëshmia e Metës: Shërbimet amerikane na njoftuan për 21 Janarin, raporti në SHISH!

Ish-presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK lidhur me ngjarjet e 21 janarit. Siç bën të ditur gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai është marrë në pyetje nga hetues të BKH, të cilët ishin caktuar nga prokurori i dosjes, Alfred Shehu.

Avokati i Ilir Metës ka cituar për gazetaren Anila Hoxha detaje nga dëshmia e ish-presidentit. “Shërbimet amerikane më informuan se protesta do të ishte e dhunshme dhe do të përfundonte me vrasje. Unë dhashë dorëheqjen sepse ma kërkuan ata, pasi dinin që do të kishte skenar dhune dhe për të zbutur përplasjet, dhashë dorëheqjen. Këto informacione i janë dhënë shërbimit tonë sekret dhe presidencës”, mësohet të ketë deklaruar Meta për 21 janarin.

Scroll to Top