Balluku kërkon heqje mase sigurie, Apeli GJKKO vendos

Balluku kërkon heqjen e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO tërhiqet për vendim

Apeli i GJKKO është tërhequr për të marrë një vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si dhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre nga GJKKO.

Zv.kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ishte e pranishme në seancë, por u përfaqësua nga dy avokatët e saj. Ndërsa drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ai i KESH, Erald Elezi, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, u paraqitën të shoqëruar nga përfaqësuesit e tyre ligjorë.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin me vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht. Ajo dyshohet gjithashtu edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Për të dy tenderët, me vlerë totale 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Scroll to Top