Sejko u bën thirrje bankave: Kuadri ligjor i sektorit do të përafrohet me atë të BE-së
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka drejtuar një mesazh bankave, duke theksuar se në dy vitet e ardhshme, kuadri ligjor dhe rregullator i sektorit bankar do të përafrohet plotësisht me standardet e Bashkimit Europian.
Gjatë takimit të fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Guvernatori nënvizoi se mirëkuptimi dhe bashkëpunimi i industrisë bankare janë thelbësore në këtë proces, me qëllim që ndryshimet të përvetësohen drejt dhe përfitimet të realizohen sa më shpejt.
Sejko vlerësoi pozitivisht ecurinë e ekonomisë dhe të sektorit financiar gjatë vitit që lamë pas.
