Debate të forta për “Territorialen”/ Tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe Egla Ceno, përfaqësuesit largohen nga takimi
Publikuar më 13.09.2026 nga Shek
Takimi i kryeministrit Edi Rama në Berat, ku po diskutohet Reforma Territoriale, është shoqëruar me debate dhe tensione mes kreut të qeverisë dhe një grupi qytetarësh nga Poliçani.
Dëgjesa, e zhvilluar në ambientet e një hoteli në Berat, nisi me prezantimin e Ministrit të Pushtetit Vendor, Ervin Demo. Pas fjalës së tij, përfaqësuesit e Poliçanit kërkuan të merrnin fjalën për të paraqitur shqetësimet dhe problematikat e zonës së tyre.
Situata u tensionua gjatë diskutimit, pas një reagimi të kryeministrit Rama ndaj pjesëmarrësve. Debati verbal vijoi edhe me kryebashkiakun e Poliçanit, Adriatik Zotkaj, si dhe aktoren Egla Ceno, e cila ndodhej mes përfaqësuesve të ardhur nga Poliçani.
Përplasjet bënë që përfaqësia e Poliçanit të largohej nga salla, duke ndërprerë pjesëmarrjen në dëgjesën për Reformën Territoriale.
