Aksident tragjik autobus në Turqi: 2 viktima, 8 të plagosur

Pamje tronditëse! Tragjedi në Turqi, autobus përplaset me barrierat dhe merr flakë: 2 të vdekur, 8 të plagosur

Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur në Autostradën Veriore Marmara në Turqi. Një autobus pasagjerësh, i cili udhëtonte nga Diyarbakiri drejt Stambollit, është përplasur me barrierat e pikës së pagesës dhe më pas është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e këtij incidenti tragjik, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në zonën e pagesës pranë kryqëzimit Işıklar, në lagjen Eyüpsultan të Stambollit.

Sipas raportimeve të mediave turke, mendohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, duke shkaktuar përplasjen me barrierat.

Menjëherë pas përplasjes, autobusi ka shpërthyer në flakë. Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin e aksidentit dhe përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Forcat e xhandarmërisë dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur shpejt në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të evakuuar pasagjerët. Ata kanë arritur të nxjerrin personat nga autobusi që ishte përfshirë nga flakët.

Bilanci paraprak i aksidentit është dy viktima dhe tetë të plagosur. Mësohet se njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim të specializuar në spital.

Autoritetet turke kanë nisur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit dhe po shqyrtojnë shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të autobusit nga ana e drejtuesit të mjetit.

Scroll to Top