Putin gati për dialog me Macron; Përpjekje paqeje në Ukrainë

Lufta në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Putin është gati për dialog me Macron

Presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm për dialog” me homologun e tij francez Emmanuel Macron, nëse ekziston “vullneti” politik për këtë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kjo deklaratë e Peskov erdhi pasi Macron, pas samitit të BE-së, tha se është gati të flasë me Putinin.

Ndërkohë, përpjekjet për paqe vijojnë. Të dërguarit e Donald Trump kanë zhvilluar një sërë takimesh të ndara me zyrtarë nga Moska, Ukraina dhe Europa, por deri më tani nuk ka pasur asnjë shenjë të një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Negociatorë nga Ukraina, vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara u takuan këtë javë në Miami, Florida.

Scroll to Top