Krim i rëndë në Suedi: Vrasje dhe të plagosur, autori humb jetën

Krim i rëndë në Suedi: Një person vret me thikë një grua dhe plagos dy të tjerë. Autori humb jetën gjatë arrestimit.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Boden të Suedisë. Një person ka vrarë me thikë një grua në një rezidencë.

Sipas informacioneve nga Swedenherald, autori plagosi edhe dy persona të tjerë para se të kryente vrasjen e gruas. Autori dyshohet të ishte rreth 20-30 vjeç.

Gjatë përpjekjes për ta arrestuar, policia hapi zjarr. Si pasojë, i riu mori plagë dhe humbi jetën.

Ndërkohë, dy të plagosurit u transportuan në spital dhe po marrin trajtim mjekësor.

Scroll to Top