Parashikimi i motit për ditën e premte

Parashikimi i motit për ditën e premte

Diten e premte, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të vijnë në pakësim, duke u përqendruar përgjatë maleve në zonën lindore. Pjesa tjetër e vendit do të ketë mot kryesisht të kthjellët.

Reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët, hera-herës në formën e shtrëngatave, priten në jug dhe në qendër deri në mëngjes, në orët e para të 24-orëshit. Më pas, reshjet do të mbeten prezente në mënyrë të izoluar përgjatë vijës bregdetare deri në ndërprerjen e tyre nga orët e mesditës në të gjithë territorin.

Pritet prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore, kryesisht në relievet malore. Mjegull e dendur apo mjegullinë pritet të ketë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era do të ketë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti pritet të ketë valëzimi të forcës 1-2 ballë.

Scroll to Top