Protestë e dhunshme para Kryeministrisë, përplasje me policinë

Pas fjalës së Berishës, protestuesit hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, Garda hedh gaz lotsjellës.

Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbështetësit e opozitës hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë. Garda iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit.

Partia Demokratike mbajti sot protestën e dytë kombëtare para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama për bllokim të drejtësisë dhe korrupsion në shkallë të gjerë.

Berisha iu referua përsëri kryeministrit si “Ramaduro”, duke thënë se ai drejtoi një organizatë kriminale.

“Një javë të tërë Ramaduro krekosej me ftesën e Trump. E pa se si e përdori atë ftesë për të shitur veten, sikur ishte themeluesi, por çfarë ndodhi, ndodhi që në mbledhjen themeluese të Bordit, aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos, Edi Ramën nuk e pranonte salla,” u shpreh Berisha.

Scroll to Top