Zjarr në banesë pranë pedonales së Korçës, shuarja në vijim

Një zjarr ka përfshirë një banesë pranë pedonales së Korçës. Dy mjete zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka rrezik për jetën e njerëzve. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet.

Scroll to Top