Debati mes deputetit Boçi dhe policisë gjatë protestës

Debat mes deputetit Boçi dhe policisë: “Duhet të bëjnë detyrën, jo të godasin qytetarët”

Situata para godinës së Parlamentit ka vijuar të jetë e tensionuar pas përplasjes mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të Policisë së Shtetit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar situatën e agravuar gjatë protestës së opozitës, duke kritikuar ashpër ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve.

Sipas Boçit, policia ka përdorur spraj në drejtim të fytyrave të deputetëve dhe protestuesve me qëllim shpërndarjen e tyre. Ai theksoi se qëndrimi i protestuesve është i drejtë dhe se ndërhyrja e policisë nuk duhet të pengojë shprehjen e zërit të qytetarëve.

“Policia duhet të bëjë detyrën e saj, jo të godasë qytetarët dhe të përdorë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre ishte proporcionale dhe shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Ne do të vijojmë të qëndrojmë këtu,” deklaroi Boçi.

Ai shtoi se disa efektivë të policisë kanë dalë jashtë ushtrimit të detyrës, duke goditur qytetarë dhe duke provokuar edhe deputetët.

“Ne jemi protestues sot dhe pretendojmë gjëra të tjera. Kjo protestë nuk ka një skenar të caktuar. Janë qytetarët ata që e kanë krijuar. Protestën do ta shohim në vazhdimësi,” përfundoi ai.

Scroll to Top