Protestuesit hedhin objekte drejt Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës
Pas protestës para godinës së kryeministrisë, mbështetësit e opozitës janë drejtuar drejt Kuvendit të Shqipërisë. Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejt godinës së kryeministrisë u hodhën molotovë dhe fishekzjarre. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Rreth orës 19:00, protestuesit u zhvendosën drejt Kuvendit për të vijuar protestën, ku nuk kanë munguar përplasjet. Protestuesit kanë hedhur objekte drejt policisë, ndërkohë që efektivët e policisë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Deputetët e Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës dhe janë përplasur me policinë.
