Ngjarja në Durrës: Vajza nuk pranoi të bashkohej me babain pas divorcit të prindërve
Janë zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e plagosjes në Durrës. Prindërit e vajzës së plagosur ishin të divorcuar, ndërsa babai jetonte në Itali. Ai kishte tentuar të ribashkohej me familjen, por dyshohet se vajza nuk ka pranuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se vajza nuk lejonte babain të hynte në banesë. Sipas burimeve paraprake, konflikti mes babait dhe bijës ka ndodhur në rrugë, ku situata u përshkallëzua në një konflikt fizik deri në dhunë, duke rezultuar në plagosjen e 24-vjeçares.
