Arrestohet 40-vjeçar për shitje droge në Berat

Shiste kanabis dhe kokainë, arrestohet 40-vjeçari në Berat

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 40-vjeçar në qytetin e Beratit. Ai u ndalua nga forcat blu pasi shiste kanabis dhe kokainë në doza.

Gjithashtu, policia ka nisur hetimin edhe për bashkëpunëtorin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, u gjetën sasi të lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.

Bashkëpunëtori, një 28-vjeçar, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Dimal-Kuçovë”, për të shitur lëndë narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat mundësuan lokalizimin dhe ndalimin e automjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin N. Ç., 40 vjeç dhe pasagjer shtetasin K. Q., 28 vjeç.

Nga kontrolli në këtë automjet u gjetën sasi të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen nga 2 shtetasit.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 40-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 28-vjeçari u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.”

Scroll to Top