Gjermani: 5 të arrestuar për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë
Pesë persona janë arrestuar në Gjermani pasi dyshohen për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Hetimet kanë zbuluar dyshime për eksportin e pajisjeve të prodhimit të armëve drejt Rusisë, duke përdorur kompani dhe me përfshirje të mundshme të inteligjencës ruse.
Sipas Zyrës së Prokurorit Federal, e cila ka lëshuar urdhër-arrestet, pesë personat në fjalë dyshohet se kanë fshehur dërgesat e pajisjeve mekanike dhe teknike për prodhimin e armëve nga Lübecku, në Schlesëig-Holstein, drejt Rusisë. Dërgesat, sipas raportimeve të mediave të huaja, janë realizuar përmes një rrjeti kompanish dhe duke kaluar nëpër vende brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian.
Mbi 15 mijë shkelje të rregulloreve
Në rreth 75 raste të hetuara, rezulton se disa nga përfituesit e këtyre dërgesave janë prodhues armësh. Policia vlerëson se janë kryer rreth 16 mijë shkelje të rregulloreve të sanksioneve.
Radio Televizioni Gjerman Jugperëndimor SëR raporton se mes të arrestuarve është edhe Nikita S., shtetas rus dhe gjerman, i cili dyshohet se qëndron pas kompanisë në Lübeck dhe u arrestua gjatë hyrjes në Gjermani. Autoritetet, duke përfshirë policinë, doganat dhe Shërbimin Federal të Inteligjencës, kanë kryer kontrolle në pronat e tij, si dhe në pronat e katër bashkëpunëtorëve të tij. Kontrollet janë zhvilluar gjithashtu në Meklenburg-Pomerani, Frankfurt, Schlesëig-Holstein dhe Nuremberg.
Mes të dyshuarve ka shtetas gjermanë, persona me shtetësi të dyfishtë gjermano-ruse dhe një person me shtetësi gjermane dhe ukrainase.
