Berisha akuzon Gjykatën Kushtetuese për shtyrjen e vendimit për Ballukën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë në kryeqytet, iu drejtua gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët ai pretendon se po zvarritin vendimin për zv.kryeministren Balluka.
Berisha i cilësoi këta gjykatës si “larva pa dinjitet”. Ai u shpreh: “Ata janë gjykatësit që vendosin për të drejtën tonë. Ata pranojnë çdo lloj poshtërimi. Pse? Nuk besoj se do të donin të poshtëroheshin, por ata kanë degraduar në atë shkallë nga diktati i Edi Ramës”.
Ai shtoi duke dhënë një shembull nga Italia: “Do t’ju jap një shembull, ish-kryeministri italian i ndjerë, mik i madh i shqiptarëve, e majta italiane iu përvesh, kur ishte kryeministër në detyrë kur kryesonte G7, ai nuk iu shmang urdhrave të drejtësisë. Ai nuk tha kurrë se nuk do paraqitem. Shikoni ç’ndodh me këtë bastard të Spiro Kolekëve dhe Kristaq Ramës. Shikoni si i merr zvarrë shtetin dhe çdo gjë. A ka turp më të madh, a mund të bëjë një turp më të madh ata gjykatës që duhet të jenë gjykatësit tanë, tuajt, të shqiptarëve që e trajtojnë veten si larva pa dinjitet.”
