Debat në Këshillin e Durrësit: Shoqërimi i protestuesve

Vijon debati në Këshillin Bashkiak të Durrësit: Anëtari i PD kërkon lirimin e protestuesve të shoqëruar

Anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Durrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për qytetarët, duke denoncuar shoqërimin e disa protestuesve në polici gjatë tubimit jashtë ambienteve të bashkisë.

Këshilltari i PD-së, Dritan Burgija, iu drejtua me tone të forta drejtuesve të mbledhjes, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve.

Ndërkohë, vetëm një përfaqësuese e banorëve të Durrësit është lejuar të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Flutura Kasa, anëtare e PS-së, ka debatuar me banoren, duke i kërkuar asaj të presë radhën përpara se të fliste, deri në shqyrtimin e pikës së 13-të të rendit të ditës.

“A do të vazhdojmë me këtë logjikë tuajën, që njerëzit protestojnë duke ushtruar të drejtat e tyre dhe ju i dërgoni në polici? A ka mundësi të ndërhyni që të lirohen ata të rinj që i ka shoqëruar policia, apo ta përmbysim këtë sallë?”, u shpreh Burgija.

Scroll to Top