Kushte të paqëndrueshme, çfarë ndodh me motin sot
Dita e shtunë parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Në pjesën e parë të ditës, në ultësirën perëndimore priten kthjellime të alternuara me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët në jug dhe pjesërisht në qendër. Në orët e pasdites, reshjet pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.
Në zonën e Alpeve dhe në relievet e larta malore, parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, dhe në zonat luginore, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 14 m/s.
Deti do të ketë valëzime të forcës 2-3 ballë.
