Trump: Ushtria iraniane thuajse inekzistente, kurdët të gatshëm të rrëzojnë qeverinë në Teheran, por…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mendimin se kurdët janë të gatshëm të ndihmojnë në përpjekjet për të rrëzuar qeverinë iraniane, porse përfshirja e tyre do ta komplkiojë më tej konfliktin.
“Lufta është mjaft e komplikuar pa përfshirë kurdët,” tha Trump për gazetarët në bordin e Air Force One, duke përjashtuar mundësinë që kurdët të bashkohen me luftën kundër Iranit.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se lufta kundër Iranit po ecën shumë mirë dhe se ushtria e Iranit është “pothuajse inekzistente” pas javës së parë të konfliktit.
Trump deklaroi se forcat amerikane “shkatërruan” flotën detare dhe ajrore të Iranit, si dhe shumicën e raketave të tyre, duke shtuar se këto veprime “i lëndojnë ata aty ku dhemb”.
I pyetur se sa gjatë pret që lufta të zgjasë, presidenti amerikan u përgjigj se nuk e di dhe është gati për “çfarëdo që të duhet”.
