Britania po shqyrton dërgimin e aeroplanmbajtëseve në Lindjen e Mesme, Trump kritikon Starmer: Nuk kemi nevojë për ata që bashkohen në luftërat e fituara
Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një mesazh drejtuar kryeministrit britanik Keir Starmer në llogarinë e tij në Truth Social. Ai u shpreh se Mbretëria e Bashkuar “më në fund po e mendon seriozisht” dërgimin e dy aeroplanmbajtëseve në Lindjen e Mesme. Megjithatë, Trump duket se e ka refuzuar këtë ofertë.
“Nuk kemi më nevojë për to,” shkroi ai. “Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra që i kemi fituar tashmë,” përfundoi Trump mesazhin e tij.
