Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet
Nëntë dronë goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën, ndërsa tetë raketa dhe 26 dronë të tjerë u interceptuan, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e këtij shteti në një deklaratë. Sulmet në vendin e Gjirit deri më tani kanë rezultuar në vdekjen e gjashtë personave dhe kanë plagosur 122 të tjerë.
Vendet përgjatë Gjirit janë shënjestruar nga sulme ajrore të përsëritura nga Irani. Teherani pretendon se po synon asetet ushtarake amerikane të shpërndara në të gjithë rajonin, por këto sulme kanë prekur edhe infrastrukturën civile dhe atë energjetike.
