SHBA: Lufta me Iranin pothuajse mbaroi, çmimet e karburantit do bien

“Lufta me Iranin thuajse e përfunduar”, thotë kreu i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA: Rritja e çmimit të karburantit do të zhduket brenda disa javësh

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Mike Johnson, deklaroi se operacioni ushtarak kundër Iranit ka një “fushëveprim dhe mision të kufizuar”. Ai shtoi gjithashtu para gazetarëve në Florida të martën se beson se misioni “po arrihet”.

“Është pothuajse e përfunduar”, u shpreh ligjvënësi republikan. Ai e cilësoi rritjen e çmimeve të karburantit në SHBA si një “ngërç të përkohshëm” që pritet të zhduket brenda “disa javësh”.

Scroll to Top