Jorida Tabaku: Rritja e çmimeve të karburanteve, spekulim në dëm të qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke komentuar rritjen e çmimeve të karburanteve në vend. Ajo e ka cilësuar këtë situatë si pasojë e një sistemi ekonomik të korruptuar, i cili dëmton drejtpërdrejt qytetarët shqiptarë.
Tabaku theksoi se, ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa për të përballuar rritjen e çmimeve, ndërsa në vendin tonë qytetarëve u ofrohet vetëm propagandë.
“Rritja e çmimeve, pa u reflektuar ende në bursat ndërkombëtare dhe me depozitat e mbushura, është në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë. Ky është rezultat i një sistemi të korruptuar ekonomik që ka kapur çdo hallkë të tregut, nga pikat e karburantit deri tek çmimet që paguajnë çdo ditë qytetarët”, u shpreh Tabaku.
