Konflikti në Lindjen e Mesme/ Ursula von der Leyen: Populli iranian meriton të jetojë i lirë dhe me dinjitet!
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Ajo u shpreh se populli iranian meriton të jetojë me dinjitet dhe i lirë, duke pasur të drejtën të marrë vendime për të ardhmen e vendit.
“Ka shpresë se ky moment mund të hapë rrugën për një Iran të lirë. Kjo është ajo që meriton populli iranian: liri, dinjitet dhe të drejtën për të vendosur të ardhmen e vet. Por më lejoni të theksoj një pikë të rëndësishme. Të parit e botës ashtu siç është, në asnjë mënyrë nuk e zvogëlon vendosmërinë tonë për të luftuar për botën që duam,” tha Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një fjalimi para Parlamentit Evropian.
