Protesta PD para Kuvendit, votë për imunitetin e Ballukut

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon një mbledhje në selinë e partisë, para fillimit të protestës pranë godinës së Kuvendit dhe zhvillimit të seancës plenare.

Në orën 10:00, opozita ka paralajmëruar protestën e radhës jashtë ambienteve të Kuvendit. Brenda Kuvendit, ndërkohë, do të votohen dy raporte, një nga maxhoranca dhe një nga opozita, lidhur me kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të deputetes socialiste Belinda Balluku. Kjo votë do të vulosë fatin e kërkesës, e cila ndodhet në Kuvend që nga data 16 dhjetor i vitit të kaluar.

Scroll to Top