Kaja Kallas: BE nuk zgjeron misionin detar në Hormuz

Kaja Kallas: BE nuk synon zgjerimin e misionit detar në Ngushticën e Hormuzit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, ka reaguar sërish lidhur me situatën e luftës në Iran dhe përshkallëzimin e tensioneve. Kallas ka ritheksuar se ministrat e Jashtëm treguan gatishmëri për të forcuar misionin detar në Lindjen e Mesme. Megjithatë, ajo nënvizon se për momentin nuk ka synim për të zgjeruar misionin detar në Ngushticën e Hormuzit.

“Në diskutimet tona kishte një dëshirë të qartë për të forcuar këtë operacion, por për momentin nuk ka asnjë dëshirë për të zgjeruar operacionin”, shtoi ajo.

Kjo deklaratë e Kallas vjen pas përsëritjes së thirrjes së ish-presidentit Trump drejtuar kombeve të tjera që të mbështesin Shtetet e Bashkuara.

Scroll to Top