BE përgatitet për ndalimin e naftës ruse

Komisioni Evropian paralajmëron vendet anëtare: Përgatituni për ndalimin e plotë të naftës ruse

Komisioni Evropian nuk e ka braktisur idenë e ndalimit të plotë të importit të naftës nga Rusia. Ai rekomandon që të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakisë, të bëhen gati për këtë masë. Këtë e bëri të ditur Komisioneri Evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, gjatë një konference për shtyp.

“Komisioni ka në plan të paraqesë një propozim për të ndaluar importin e naftës nga Rusia”, tha Jorgensen. Ai shtoi se, “Siç jeni të informuar, aktualisht ka sanksione, por ekzistojnë dy vende që kanë përjashtime dhe ne do të paraqesim një propozim për të ndryshuar këtë situatë. Prandaj, të gjitha vendet duhet të përgatiten për këtë fazë.”

Scroll to Top