Seferi shkëlqen në Turqi, pritet rikthimi te Kombëtarja

FOTO/ Sulmuesi shqiptar vlerësohet në Turqi, pritet rikthimi te Kombëtarja

Sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi, është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Parë turke. Sipas SofaScore, ai është vlerësuar me notën 8.2.

Seferi asistoi golin e parë për skuadrën e tij, Bodrumspor, në ndeshjen kundër Boluspor, e cila nisi që në minutën e tretë. 29-vjeçari ofroi një asistim perfekt për Brazaon, i cili nuk pati vështirësi ta dërgonte topin në rrjetë.

Ky ishte asistimi i tetë për Seferin gjatë këtij sezoni, duke shtuar kështu edhe 15 golat e shënuar. Trajneri Silvinjo pritet ta rikthejë Seferin në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet e muajit mars. Vlen të theksohet se Seferi nuk mori ftesë gjatë vitit 2023. Ky duket si momenti i duhur për rikthimin e tij, pasi Kombëtarja shqiptare ka nevojë për përforcime në repartin e sulmit.

Scroll to Top