Italia, dorëheqje të mëdha pas eliminimit

Italia po përjeton një periudhë ndryshimesh, pas eliminimit nga Bosnja në finalen e “play off”-it për Botërorin. Presidenti i federatës, Gravina, trajneri Gattuso dhe koordinatori Buffon kanë dhënë dorëheqjen pas humbjes së thellë.

Ndërkohë, po qarkullojnë emra për zëvendësuesit e tyre, ndërsa emërimet e reja pritet të bëhen në muajin qershor. Sipas raportimeve, Silvio Baldini, i cili aktualisht drejton ekipin U-21 të Italisë, do të marrë drejtimin e kombëtares për miqësoret e qershorit.

Ai do të luajë në stol për takimet me Luksemburgun dhe Greqinë, ku do të ketë mbështetjen e stafit të tij. Kjo është një zgjedhje e përkohshme, e vlefshme deri sa Italia të prezantojë trajnerin e ri.

Antonio Conte është një nga alternativat kryesore për të zëvendësuar Gattuson. Për Conte-n, ky do të ishte një rikthim në stolin e Italisë.

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top