Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Gjorm, në rrugën e Lumit të Vlorës. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe dy fëmijë nën moshën 14 vjeç. Policia dhe shërbimet mjekësore kanë mbërritur në vendngjarje. Ata po japin ndihmën e parë të lënduarve dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
