Diskutimet me SHBA vazhdojnë/ Thirrja e Macron: Irani të shfrytëzojë bisedimet për një ulje të tensioneve
Presidenti francez, Emmanuel Macron, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Massoud Pezeshkian. Gjatë bisedës, Macron i kërkoi Iranit të “shfrytëzojë mundësinë e ofruar nga diskutimet e nisura në Islamabad për të hapur rrugën drejt një uljeje të qëndrueshme të tensioneve”.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara, Pakistani dhe Irani kanë filluar bisedimet trepalëshe, Emmanuel Macron i theksoi bashkëbiseduesit të tij “nevojën që Irani të rivendosë sa më shpejt të jetë e mundur lirinë dhe sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, për të cilën Franca është e gatshme të kontribuojë”. Ai gjithashtu “theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit, përfshirë edhe në Liban”.
