Sulm me hanxhar në Grand Central, 3 të plagosur, autor vritet

New York/ Sulm me hanxhar në një stacion treni, tre persona të plagosur dhe autori i vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stacionin e trenit “Grand Central” në New York, ku tre persona janë plagosur pasi janë sulmuar me hanxhar.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas raportimeve për sulmin. Sipas informacioneve, autori i sulmit ka humbur jetën pas ndërhyrjes së forcave policore.

Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Gjithashtu, sipas mediave të huaja, edhe dy oficerë policie kanë kërkuar dhe marrë asistencë mjekësore.

Scroll to Top