Zjarr pranë QSUT, evakuohet banore nga dritarja

Zjarr i fuqishëm pranë QSUT, zjarrfikësit evakuojnë një banore të asfiksuar nga dritarja

Fasada e një kompleksi pallatesh pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, i cili është përhapur me shpejtësi duke kapluar të gjithë sipërfaqen e jashtme të godinës.

Ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë, por situata paraqitet tejet e vështirë dhe e rrezikshme. Për shkak të shtëllungave të mëdha të tymit dhe flakëve masive, disa zjarrfikës janë detyruar të tërhiqen përkohësisht.

“Kërkohet zgjerimi i perimetrit të sigurisë rreth pallatit, përballë spitalit ‘Nënë Tereza’,” raportoi gazetarja Xhensila Kodra. Ajo shtoi se situata është e rënduar dhe një numër i konsiderueshëm banorësh është evakuuar.

Ndërkohë, siç duket edhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse, duke përdorur shkallë, kanë arritur të nxjerrin një grua nga godina. Ajo u dërgua menjëherë në spital, pasi dukej në gjendje të asfiksuar.

Scroll to Top