Zjarri në Tiranë: 7 të plagosur, kompleks banimi shkrumb

Zjarri në një kompleks banimi në Tiranë, shtatë persona të shtruar në QSUT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka reaguar lidhur me situatën e personave të prekur nga zjarri që përfshiu një kompleks banimi në Tiranë. Shtatë persona janë dërguar në QSUT, mes tyre qytetarë dhe zjarrfikës të plagosur ose të asfiksuar nga flakët.

Konkretisht, janë 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po marrin trajtim mjekësor për asfiksi. Dy nga të plagosurit po trajtohen në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa katër të tjerë po marrin trajtim në urgjencë.

Situata raportohet të jetë kritike, pasi kompleksi i banimit është shkrumbuar thuajse plotësisht. Për shuarjen e flakëve është angazhuar një helikopter, i cili ka ndërhyrë nga ajri, duke i ardhur në ndihmë ekipeve zjarrfikëse. Gjithashtu, në operacionin e shuarjes së zjarrit janë angazhuar 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.

Scroll to Top