Ulet çmimi i naftës: 207 lekë/litër, benzina 174 lekë/litër

Nafta ulet sot me 8 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshime në çmimet e naftës, duke sjellë një ulje sot, më datë 15 Prill 2026.

  • Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën (gazoil standard SSH EN 590) do të jetë 207 lekë/litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të jetë 195 lekë/litër. Më parë, çmimi i naftës ishte mes 209 dhe 2015 lekë.
  • Çmimi maksimal i shitjes me pakicë për benzinën (standard SSH EN) do të jetë 174 lekë/litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të jetë 162 lekë/litër.

Këto çmime, të caktuara nga Bordi, hyjnë në fuqi sot, më datë 15, në orën 13:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e ardhshme të çmimeve.

Të gjithë operatorët, si të shitjes me shumicë ashtu edhe të pakicë të nënprodukteve të naftës, paralajmërohen për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Shkeljet e konstatuara do të rezultojnë në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe të ruajnë parimet e konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM:

Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, parashikohet se në rast se çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin është më i lartë se 220 lekë/litër, ose për benzinën më i lartë se 200 lekë/litër, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në metodologjinë për llogaritjen e çmimeve tavan të shitjes me pakicë, çmimet aktuale janë nën kufirin e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3.4.2026. Për pasojë, niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, pra 100%.

Scroll to Top